Vrasja e 20-vjeçares, policia greke thyen heshtjen: Arsyeja pse e morëm burrin me urgjencë

Bota

Vrasja e 20-vjeçares, policia greke thyen heshtjen: Arsyeja pse e

Drejtuesit e policisë greke në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat kanë sqaruar arsyet se përse piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos u mor me urgjencë me helikopter për t’u pyetur lidhur me hetimet për vrasjen e bashkëshortes së tij, britanikes 20-vjeçare Carolina, në sy të foshnjës.

Një nga drejtuesit e policisë greke u shpreh se 32-vjeçari ishte thirrur për të dëshmuar që dje, megjithatë, autoritetet respektuan kërkesën e tij që sot të ishte i pranishëm në shërbimin përkujtimor. Më pas ai shtoi se hetimet nuk mund të presin.

“Ne pritëm që shërbimi përkujtimor të mbaronte dhe pastaj 32-vjeçari u transferua me helikopter, kjo mund të kishte ndodhur edhe dje. Burri 32-vjeçar i viktimës u transportua në Athinë nga Alonissos, në mënyrë që të merret në pyetje si i vetmi dëshmitar okular” tha ai për mediat.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion