Ky është 30-vjeçari që u kap me a*më në Tiranë, person me precedentë p*nal (EMRI)

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Petrit Shima, 30-vjeçari nga Thumana, i cili u arrestua nga policia në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri pa leje.
Shima u ndalua teksa po lëvizte me taksi, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti një pistoletë që e mbante në brez.
30-vjeçari rezulton me precedentë penalë. Ai është arrestuar më parë tri herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe dy herë për plagosje.
Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, 25-vjeçari Redion Hymeri, i akuzuar për moskallëzim krimi.
Pas arrestimit, të dy të rinjtë, nën efektin e alkoolit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale. Ata kanë dëmtuar gjithashtu ambientet e dhomës së shoqërimit në Komisariatin nr. 2.
Pistoleta që mbahej pa leje nga 30-vjeçari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

