Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati në Tiranë, arrestohet administratori dhe 2 klientë

Aktualitet

Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati në

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa zona të kryeqytetit me qëllim goditje e lojërave të fatit.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 3 persona, mes tyre edhe administratori i një lokali ku luheshin lojëra fati. Gjithashtu, janë sekuestruar 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

Siç bën me dije policia, nga kontrollet në lokalin në rrugën “Petro Nini Luarasi”, u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”.

Zbulohet një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.

Arrestohen 3 shtetas (administratori i lokalit dhe 2 klientë).

Sekuestrohen 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek inteligjenca policore, me objektiv goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, finalizoi operacionin “Rezultati”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç.

Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion