Peizazh i bukur dimëror, reshjet e dëborës “pushtojnë” pikën turistike të Lëpushës

Aktualitet

Peizazh i bukur dimëror, reshjet e dëborës

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe pikën turistike të Lëpushës në Kelmend, duke krijuar një peizazh të bukur dimëror.

Shtresa e parë e borës ka zbardhur të gjithë zonën malore, e njohur për natyrën e saj të paprekur dhe bukuritë alpine.

Në këtë periudhë, Lepusha dhe Vermoshi janë ndër destinacionet më të kërkuara për turistët që pëlqejnë dëborën, udhëtimet malore dhe pushimet në natyrë.

Bujtinat janë në pritje të vizitorëve, ndërsa rrugët drejt zonës raportohen të kalueshme, pavarësisht kushteve të ftohta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion