Parashikimi i motit, temperaturat deri në 42 gradë Celsius

Aktualitet

Parashikimi i motit, temperaturat deri në 42 gradë Celsius

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, dita e premte, dita më e nxehtë e kësaj vale ku termometri do të ngjitet deri në 42 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan dhe Berat.

Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41- 42°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion