Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare

dhe zonave luginore të vendit.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion