“Ish-ministri tentonte të prishte provat”, Bardhi: Tigri nuk ishte Ahmetaj, por Mërtiri. Njiheshin që në 2012

Politikë

“Ish-ministri tentonte të prishte provat”, Bardhi: Tigri nuk

Gazmend Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se SPAK ka konfirmuar lidhjet e Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin dhe se ato datojnë që në vitin 2012, kohë kur Ahmetaj nuk ishte ende ministër.

Duke ju referuar komunikimeve mes tyre, Bardhi tha se konfidenca ishte e tillë, që Mërtiri e thërriste Ahmetajn si “fratelo”, ndërkohë që tha se ishim gabuar duke menduar se Ahmetaj ishte tigri, pasi ky epitet përdorej për Mërtirin.


“Lidhjet janë të konfirmuara që në vitin 2012. “Tigri” ishte “Mërtiri” dhe “fratelo” ishte Arben Ahmetaj. Mërtiri përdorte influencën e Ahmetaj në PS që ky i fundit t’i krijonte lehtësira”, tha Bardhi.

Bardhi u shpreh se SPAK e ka dokumentuar të gjithë përfshirjen e Arben Ahmetajt dhe ka faktuar lidhjen e ish-zv/Kryeministrit me Mirel Mërtirin.

Ai shtoi gjithashtu se Ka një shtesë abuzive prej 5.6 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit.

Bardhi tregoi edhe disa detaje nga përgjimet, ku tha se Ahmetaj ishte fratelo, ndërsa tigri ishte Mirel Mërtiri.

“Kërkova të zbatohej ajo kërkesë e ardhur nga Prokuroria, të zbvatohet pa vonesa. Një nga arsyet pse Prokuroria kërkonte arrest me burg për Ahmetajn, sipas Prokurorisë, ishte sepse z.Ahmetaj tentonte të prishte provat, të intimidonte dëshmitarë dhe ndikonte në proces. Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e mundur të humbasë gjurmët e tij. Prokuroria ka dokumentuar paligjshmërinë e procedurës të ndjekur në 3 inceneratorë.


Ka provuar me dokumente konkrete në kompjuterin e Klodian Zotos që e gjithë procedura ishte parapërgatitur para se të shpallej emergjenca mjedisore. Draft kontrata, projektvendime, veprime që do duhet të kryente kryteari i bashkisë ishte përpara se të shpallej emergjenca. Çdo letër dhe procedurë ishte realizuar nga zyra private e z.Zoto. Kjo është e faktuar në dosje nëpërmjet komunikimeve elektronike. Prandaj kanë vepruar si organizatë e strukturuar kriminale. Kompania ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të ulët nga ajo që miratuar.

Kostoja totale për inceneratorin e Elbasanit ka qenë 16 milionë Euro. Pasdite vlera totale është ripropozuar 22 milionë Euro. Kanë shtuar një vlerë fiktive 5.6 milionë Euro vetëm për një incenerator. Tjetër vlerë është propozuar nga kompania dhe tjetër vlerë ka dalë në përfundim të procesit. Lidhjet e Mërtirit me Ahmetajn janë tërëisht të faktuara që në 2012.

ME TE LEXUARAT