Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot, 28 tetor 2025

Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot, 28 tetor 2025

Kjo e martë, 28 tetor, do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas metereologëve, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, më të dukshme në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, ku në zona të izoluara do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior. Në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion