Aksidentohet me makinë luksoze në Vlorë, adoleshenti 17-vjeçar humb jetën

Aktualitet

Aksidentohet me makinë luksoze në Vlorë, adoleshenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, rreth orës 01:30, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me të cilin udhëtonte i riu dyshohet të ketë qenë tip “Porsche”, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksident.

Familjarët e të ndjerit ndodhen në spital dhe, sipas burimeve, kanë kërkuar të tërheqin trupin e pajetë të djalit, por deri në këto momente nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke mbetur në pritje.


Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion