U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar, nga autoritetet e Serbisë.
Ai u mbajt në Rashkë që prej dje pas ndalimit në kufi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar se ai është duke ardhur në Kosovë.
“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.


