OSBE përgëzon Ramën për fitoren: Urime, pres forcimin e bashkëpunimit

Aktualitet

OSBE përgëzon Ramën për fitoren: Urime, pres forcimin e

Kryesuesja e Presidencës së OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde ka përgëzuar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri. “Urimet e mia më të ngrohta Edi Ramës mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë të vazhdueshëm në OSBE” shkruan Linde.

Pas BE-së, ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila gjithashtu përgëzoi kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për fushatën e fortë.

Ambasadorja Kim shkroi se duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, liderët politikë do të tregojnë se janë duke vepruar të përgjegjshëm për të mirën e shqiptarëve. SHBA, shprehet Kim, pret tashmë që të forcohen më tej marrëdhëniet mes dy shteteve për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.


Dje Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u bënë thirrje forcave politike në Shqipëri të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Borrel dhe Varhelyi bënë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote, të hetohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion