"Shqiptarët folën qartë", Yuri Kim: Përgëzojmë Ramën për fitoren dhe Bashën për fushatën

Politikë

"Shqiptarët folën qartë", Yuri Kim:

Ambasadorja amrikane ne Tirane Yuri Kim mendon se populli shqiptar foli qarte ne zgjedhjet e 25 prillit.

Ne nje mesazh ne Twitter, Kim shkruan:

Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partine Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë.

Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Me tej diplomatja amerikane kerkon njohjen e rezultatit: Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Duke iu referuar raportit te OSBE/ODIHR, duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë.

"Ne ritheksojmë që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe", shkruan Kim.

Deklarata vjen ne nje kohe kur kryetari i PD Lulzim Basha, por edhe LSI dhe presidenti Meta po bejne akuza per manipulim te zgjedhjeve sipas tyre nga bandat e lidhura me mazhorancen./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion