PD e Shkodrës i del në mbrojtje: Lulzim Basha vijon betejën ndaj Ramës

Dega e PD ne Shkoder i ka dale ne mbrojtje Lulzim Bashes duke e konsideruar ate si kryetarin e PD qe duhet te vazhdoje betejen opozitare.
Ky qendrim vjen ne nje kohe kur brenda radheve te demokrateve eshte shtuar numri i atyre qe po kerkojne largimin e Bashes nga drejtimi i partise pas humbjes ne zgjedhjet e 25 prillit.
Deklarate e Partise Demokratike Dega Shkoder:
Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike.
Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.
Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane pare me zed he figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.
Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.
Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.
Ecim perpara me Lulzim Bashen.
Ju faleminderit


