OSBE/ODIHR nis monitorimin për zgjedhjet e 11 majit, ambasadori Zannier: 300 mbikëqyrës afatshkurtër në Shqipëri

Aktualitet

OSBE/ODIHR nis monitorimin për zgjedhjet e 11 majit, ambasadori Zannier:

Zyra e OSBE për Institucone Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut nis sot misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit në Shqipëri. Ambasadori Lamberto Zannier, gjatë një konferencës për mediat në Tiranë, bëri me dije numrin e vëzhguesve  që do të stacionohen në 12 qarqe të Shqipërisë.

“Për ditën e zgjedhjeve do të kërkojmë 300 mbikëqyrës afat shkurtër që do të vijnë në Shqipëri pak para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të ketë një komponent më të gjerë të vëzhguesve, vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Parlamenti Evropian.

Qëllimi i këtij misioni do të jetë vlerësimi i kryerjes së këtij procesi, nëse do të jenë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së dhe detyrime të tjera të Shqipërisë, si edhe përputhja me legjislacionin vendas”, tha Zannier.

Sipas Zannier një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore, ndërsa u ndal edhe të plani i hetimit nga SPAK.

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare”, tha ambasadori Zannier.

Ambasadori Zannier zbuloi se misoni do të caktojë vëzhgues të posaçëm sa i takon votës së diasporës që nga momenti i mbërritjess së tyre në Aeroport.

OSBE/ODIHR pritet të publikojë një raport paraprak me gjetjet kryesore të procesit, një ditë pas datës së votimit.

ME TE LEXUARAT