Su'lm i ashpër nga Berisha: "Balluku, monstra e korrupsionit", Rama po e mbron me 83 mandate krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, duke hedhur akuza ndaj ish zv kryeministres, Belinda Balluku.
Sipas Berishës, sot aeroportit të Kukësit i kanë rënë aksionet, ndërsa ironizon Ballukun, e cila e inauguronte duke zbritur aty me helikopter.
Berisha e konsideroi Ballukun si “monstër të korrupsionit”, duke shtuar se ajo “mbahet dhe mbrohet me 83 mandate të krimit”.
“Shkoni pak në Aeroportin e Kukësit. Ju kujtohet kur zbarkonte Lubia me helikopter. Tregojani shqiptarëve të shohin monstrën, si i mashtronte. Erdha thoshte se duhet të bëj një provë para se të vijë avioni me qindra cuna nga Londra dhe shkoi të bëjë provën kjo pilotja, një monstër e vërtetë. Ku është sot aeroporti i Kukësit sot?!
Aeroporti i Kukësit, dikush më thotë se po shndërrohet në termocentral me panele diellore.
Pra loja me aeroportet e Ramës dhe Lubisë është një lojë e turpshme, me pasoja financiare shumë të rënda. Shkoi atje, e inauguroi aeroportin e Kukësit ajo, zbriti me helikopter.
Nxirrjani të shohin atë faqezeze që mbrohet nga 83 mandate krimi. Nxirrjani pak ta shohin shqiptarët edhe njëherë monstran e korrupsionit. Tani ku është aeroporti? Tani i ranë aksionet”, deklaroi Sali Berisha.
Sipas tij, Rama dhe Balluku jane bashke dhe te dy do shkojnë para drejtësisë.
“Ajo e merr cdo javë dhe i thotë 60% je ti në dosje dhe ky sillet si Kostandini me Dhoqinën, keni parë a s’keni parë shkoni i vdekuri me të gjallë.
Nuk e lëshon Dhoqina këta, nuk e lëshon. Të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë”, tha Berisha.


