Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia jep detajet mbi ngjarjen. Si u qëllua 33-vjeçari me dy mbiemra

Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia jep detajet mbi

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Sipas policisë 33-vjeçari i cili kishte ndërruar dy mbiemra Tonin Ramaj (Hosaj) është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion