EMRI, sulmohet me sende të forta efektivi i FNSH-së në Shkodër

Aktualitet

EMRI, sulmohet me sende të forta efektivi i FNSH-së në

Efektivi i policisë Admir Okaj u sulmua me sende të forta ditën e sotme pranë shtëpisë në zonën e Zdrales.

Njotohet se Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

EMRI, sulmohet me sende të forta efektivi i FNSH-së në

Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.

Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Grupi hetimor bën me dije se ka identifikuar autorin dhe se konflikti ka ndodhur kur efektivi Okaj nuk ka qenë në krye të detyrës.

Dyshimet e para janë për një konflikt që nuk ka lidhje me detyrën e tij.

Oficeri Okaj u qëllua me mjete të forta në kokë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

ME TE LEXUARAT