Grabitet argjendaria në Fier, në pranga i riu, policia i gjen në shtëpi varëse floriri

Aktualitet

Grabitet argjendaria në Fier, në pranga i riu, policia i gjen në

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari në qendër të qytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Shtetasi me iniciale Sh. K., banues në fshatin Frakull e Vogël, është identifikuar si autor i grabitjes së pak ditëve më parë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një varëse floriri, që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion