Nuk mirëmbajti aksin Maliq–Lozhan duke rrezikuar jetën e udhëtarëve, policia nis hetimin për administratorin e kompanisë

Aktualitet

Nuk mirëmbajti aksin Maliq–Lozhan duke rrezikuar jetën e

Policia e Korçës ka nisur hetimet për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas policisë, ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion