Vrau 25-vjeçarin me kallashnikov, autori: Nuk e durova më, ma kishte sjellë...

Aktualitet

Vrau 25-vjeçarin me kallashnikov, autori: Nuk e durova më, ma kishte

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër, ku mbeti i vdekur një 25-vjeçar. Mësohet se Mark Kodra, në dëshminë e tij në polici ka thënë “Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, duke shtuar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.

Më tej, 47-vjeçari tregon se në atë moment ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend. Më herët u bë me dije se viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Ndou dhe se palët edhe më herët kanë debatuar për këtë çështje.

Informacionet e para kanë treguar se familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari ka menduar se 25-vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur serish në banesë. Sipas burimeve autori ka qëndruar në shtëpi pas vrasjes dhe pranë vetes afër divanit mbante edhe armën me të cilin kreu krimin dhe nuk ka tentuar të fshihet. Në momentin kur ka mbërritur policia autori nuk ka pranuar vrasjen e kryer dhe është shfaqur i qetë.

ME TE LEXUARAT