“Një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare”, Balluku: Politika ka “kapur” disa kontrollorë

Aktualitet

“Një çetë e ka bërë plaçkë

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare.

Balluku thekson se politika ka kapur disa kontrollorë, duke shtuar se askush nuk do i ndihmojë kur të japin përgjigje penale.

“Duan t’i paguajmë haraçin dhe t’i japim 4400 dollarë edhe kur ata nuk punojnë. më 2009, kontrollorët e trafikut ajror shqiptar, kurse tani nuk kontrollojnë kaq shumë.

Prandaj, Kompania bën edhe investime, përpos se ka dhënë rroga. Kompania jep paga ekstravagante.  Janë paga që nuk krahasohen me pagat e administratës.

E meritojnë sepse kanë përgjegjësi të madhe, deri sot kur vendosën që të vendosin tra dhe e kthyen në pronë private trafikun ajror të Shqipërisë. nuk janë tregtar të gjithë kontrolloret. Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika.

Mjeshtrat e politikës e bënë plaçkë. Një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare. Ata që kishin turne, bëjnë xhiro në korridore, që të mos i quhet braktisja e vendit të punës. ju keni braktisur punën dhe është dëshmitar gjithë Shqipëria dhe nuk do u ndihmojë askush kur të përgjigjeni penalisht”, u shpreh Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion