Ngricat rëndojnë trafikun në aksin Elbasan- Librazhd- Prrenjas! Mjetet mbesin të bllokuara për orë të tëra

Aktualitet

Ngricat rëndojnë trafikun në aksin Elbasan- Librazhd- Prrenjas!

Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.

Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim.

Nga raportimet qe sjellin drejtuesit e mjeteve të bllokuar prej Mirakës e deri ne Prrenjas, lëvizja është shumë e ngadaltë, thuajse e bllokuar tërësisht duke zgjatur disa orë në këtë segment.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa rekomandohet ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore, e cila ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion