‘Mos të lëntë Perëndia pa armiq’, Rajmonda Bulku tregon KOMENTET NEGATIVE që mori për ‘Duaje Emrin tënd’, çfarë i tha Kadareja

Showbiz

‘Mos të lëntë Perëndia pa armiq’, Rajmonda Bulku

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka folur për jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për komentet që mori për filmin ‘Duaje Emrin tënd’.

‘Çuditërisht me atë film u morën disa njerëz që vinin nga Komiteti Qendror dhe që thonin që kësaj aktores duhet ti prisni ca plane sepse është ngacmuese. E kishin fjalën për momentet kur unë eci në korridoret e hotelit, kur unë ngjitem në ashensor, zbres dhe qaj sepse jam zhgënjyer nga ai njeriu që fillova ta pëlqej.’

‘Por pjesa më e madhe e kritikave ishin nga të rinjtë shqiptarë që dërgonin letra për filmin në Kinostudio duke shkruar: Film i degjeneruar, dhe e kishin fjalën për momentin ku unë jam e shtrirë me personazhin tjetër në Volorekë.

Në atë kohë kam pirë një kafe me të madhin Kadare dhe ndërkohë kisha qenë edhe në filmin e Helenës edhe në filmin e Kadaresë dhe i kisha njohur ndërkohë edhe si skenaristë dhe isha shumë keq dhe i thashë nuk di seç ka ndodhur, edhe bashkëshortit tim i thonin ç’e mban ti atë grua, tmerr.’

‘Dhe teksa diskutoja me Kadarenë ai më thotë: Mos të lëntë perëndia pa armiq se je e harruar’, thotë Bulku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion