Ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14, 8 dhe 7 vjeçe, arrestohet 61-vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14, 8 dhe 7

GJIROKASTËR
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 61-vjeçari, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturave.

Në pranga ka rënë shtetasi V. M., pasi sipas uniformave blu, ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion