Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim
Lajmifundit
/
24 Mars 2021, 08:30
Aktualitet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar që prej tre ditësh ishte shpallur në kërkim, për ngacmim seksual ndaj një të miture. Blute bëjnë me dije se ka rënë në pranga shtetasi A.M.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpërpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët për Hetimim e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Ngacmim seksual", pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton policia.


