Noka bie ndesh me Bashën, akuzon Ramën se ka kopjuar programin e shëndetësisë nga PD

Politikë

Noka bie ndesh me Bashën, akuzon Ramën se ka kopjuar programin e

Kandidati për deputet në listën e PD, në Tiranë, Flamur Noka, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama. Në një intervistë televizive, Noka tha se Edi Rama ka kopjuar programin e PD për shëndetësinë.

“Edi Rama është një kopjac. Ai në fillim e hodhi poshtë programin tonë me 5 pika për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe tani po e zbaton”, tha ai.

Ndërkohë që deklarata e tij, bie ndesh me deklaratën e kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili disa ditë më parë, në një takim me mjekët dhe ekspertë të shëndetësisë, Basha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës.

Kujtojmë se Basha tha se keqmenaxhimi i pandemisë sa vjen e rëndon mbi supet e shqiptarëve, ndërsa ka hedhur akuza se në fakt janë duke u fshehur faktet dhe shifrat reale të koronavirusit në vend. Tani, një gjë është e paqartë. Nëse Rama ka kopjuar programin e PD siç thotë Noka, atëherë kjo parti nuk di të hartojë një plan të suksesshëm ashtu siç deklaron Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion