Ngacmoi të dashurën e egjiptianit dhe u rrah barbarisht, shqiptari ndërron jetë në spital

Aktualitet

Ngacmoi të dashurën e egjiptianit dhe u rrah barbarisht, shqiptari

Zbardhet vrasja në Athinë. Mediat greke shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar është rrahur barbarisht në qendër të Athinës me shkopinj dhe thika. I riu është dërguar në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.

Gjithçka ka nisur të shtunën e kaluar, pasi 30-vjeçari shqiptar teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli ka folur me të dashurën e njërit prej autoreve që e dhunoi, i cili ishte me origjinë egjiptiane. Më pas shtetasi egjiptian i ka kërkuar 30-vjeçarit të flasin dhe ai ka zbritur në rrugë. Por më pas kur i riu shqiptar ka qenë duke ecur në sheshin e qytetit është sulmuar nga 3 persona të tjerë që ishin miq të egjiptianit, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë. Ndërkohë autorët janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion