Nënë Liza thirrje të fortë qytetarëve: Populli duhet të marrë në dorë fatin e këtij vendi

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë mbledhur sërish në protestë para parlamentit, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ata njëzëri kanë kërkuar lirimin e pesë të arrestuarve nga policia.
Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe Nënë Liza, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë.
Ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, ndërsa theksoi se është momenti që populli të marrë në dorë fatin e tij.
“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! T’i lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi”, tha ajo.