Testi i Gjuhës Shqipe qarkulloi në internet, reagon Ministria e Arsimit: Po vlerësojmë situatën

Politikë

Testi i Gjuhës Shqipe qarkulloi në internet, reagon Ministria e

Rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtroheshin provimit Gjuhës Shqipe dhe letërsisë, kur teza e tij doli në rrjetet sociale.

Pavarësisht se rregullorja iu ndalon telefonat në klasë nxënësve dhe administratorëve gjatë testit varianti A  i tij u fotografua dhe u shpërnda në “Facebook” rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit.

Ishte eksperti për arsimin në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti ai që e publikoi ndërsa maturantët pasi mbyllën provimin treguan disa prej pyetjeve.


“Në mos të gjitha, pyetjet ishin me fragmente. Nuk komunikuam me njëri-tjetrin, procesi ishte shumë rigoroz”, thotë një nga maturantët.

Testi sipas gjimnazistët të “Ismail Qemalit” në Tiranë  ishte i nivelit mestar, por nuk munguan as pyetjet e vështira.


“Pak i vështirë, tek klasa ime nuk ka pasur komunikime”, thotë një tjetër maturante.

“Mirë nuk ishte shumë i vështirë, por nivel i përballueshëm”, u shpreh një nga maturantet.

Pas daljes së tezës reagimi i Ministrisë së Arsimit ishte se po vlerëson situatën. Ky është provimi i dytë i maturës shtetërore. Më datë 11  maturantët do ti nënshtrohen testit të matematikës ndërsa me 15 qershor atij të lëndëve me zgjedhje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion