Më zbërtheu pantallonat dhe…/19-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë 17-vjeçaren greke

Në zonën periferike të Athinës në Glyka Nera është shënuar një tjetër ngjarje që ka protagonist një shqiptar. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 17-vjeçe duke e përndjekur.
“Një vajzë 17-vjeçare kaloi momente terrori të shtunën në mbrëmje (05.06.2021) disa metra larg shtëpisë së saj në Glyka Nera, kur u sulmua seksualisht nga një 19-vjeçar rreth orës 23:30.
19-vjeçari nga Shqipëria filloi të ndiqte 17-vjeçaren e cila po shkonte në shtëpinë e saj. 17-vjeçarja po përpiqej të largohej, por i riu vazhdoi ta ndiqte dhe kur mbërritën pranë shtëpisë së vajzës, ai e kapi nga pas, duke e përqafuar me forcë.
Vajza luftoi dhe arriti të shpëtonte dhe të kthehej në shtëpi. I riu, i cili kishte guximin t’i kërkonte viktimës së tij të mos thoshte asgjë, më pas u largua. Të Dielën (06.06.2021) e mitura shkoi në polici dhe denoncoi sulmin. Të njëjtën natë, policia arrestoi 19-vjeçarin” mbyllet artikulli i medias greke.
Zona periferike e Glyka Nera në Greqi u trondit në 11 mars nga mbytja e 20-vjeçares Carolina nga tre hajdutë, ndërsa mes tyre njëri dyshohet se ishte shqiptar.


