Nën akuzë për shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin për çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku

Aktualitet

Nën akuzë për shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Muhamet Rrumbullakut, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Rrumbullaku dyshohej për transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të Policisë dhe po hetohej për shpërdorim detyre, por SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. 

Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si persom në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion