“Rama është në rreth të kuq”, Berisha zbulon si do zhvillohet protesta: E kam të qartë, do e rrëzojë opozita dhe qytetarët

Aktualitet

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha zbulon si

Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi sot pak nga mënyra sesi është ideuar zhvillimi i protestës së opozitës më 24 janar.

Berisha tha se pasditen e së shtunës, opozita do të tregojë forcën dhe kreativitetin e vet, teksa shtoi se në këtë protestë kryeministri Edi Rama do t’ia mbathë nga Kryeministria.

“Rama ia mbath. Le të qëndrojë e ta provojë. Populli ka fuqi. Më datë 24 do tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Vërtetë ky kryeministër përdor drejtësinë, kësaj here Rama është në rreth të kuq në mbarë botën”,-tha Berisha.

Rama si Maduro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se fundi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama do të vijë nga opozita dhe qytetarët.

Berisha u shpreh se është shumë e qartë se kush do e rrëzojë Ramën nga drejtimi i qeverisë, teksa mohoi të ketë deklaruar se Rama do merret nga SHBA-të si Maduro.

“Nuk e kam thënë kurrë që SHBA do marrë Ramën si Maduro. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht.

Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SPAK, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto.

E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang”,-u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion