Vrasja e 57-vjeçarit me çekiç, Gjykata Penale cakton masat e sigurisë për autorin dhe dy të tjerët

Aktualitet

Vrasja e 57-vjeçarit me çekiç, Gjykata Penale cakton masat

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për 3 të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout.

Në qeli janë lënë autori Andis Vokrri dhe dy të tjerët të arrestuar për moskallëzim krimi, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula.

Gjatë seancës ata kanë mohuar që të jenë të përfshirë në ngjarje. Dyshimet kryesore janë mbi 28 vjeçarin Vokrri. Ai pretendon se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal por nuk kujtoj të këtë goditur me çekiç Ndoun dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.

Prokuroria ka kërkuar të caktohet masa e sigurisë arrest në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe analizimit të pamjeve filmike.

NGJARJA

Në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve ka përfunduar me pasoja fatale. Si rezultat i përplasjes, ka humbur jetën shtetasi Petrit Ndou, rreth 57 vjeç.

Sipas raportimeve në media dhe dëshmisë së autorit 28-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia, ngjarja ka nisur pas një gërvishtjeje të automjeteve të përfshira. Fillimisht mes palëve ka pasur një debat verbal me sharje dhe fyerje, ndërsa më pas situata ka agravuar.

Autori dyshohet se e ka goditur viktimën disa herë në kokë dhe trup me një çekiç që ndodhej në automjetin e tij, duke i shkaktuar plagë fatale.

 

 

ME TE LEXUARAT