Në pranga e reja greke, u kap me 40 kg marijuanë, e pëson dhe shqiptari në shtetin helen

Aktualitet

Në pranga e reja greke, u kap me 40 kg marijuanë, e pëson dhe

Një 26-vjeçare greke është arrestuar në portin e Lamias në Qirpo, pasi në bagazhin e makinës me të cilin ajo udhetonte u gjentën 40 kg marijuanë.

Mediat helene bëjnë me dije se e reja greke kishte udhëtuar drejt tajlandës ku ishte shoqëruar nga dy burra një grek dhe një shqiptar, ndërsa ajo në kthim ka udhëtuar drejt qirpos shoqëruesit e saj janë kthyer në Greqi.

Gjatë një kontrolli në aeroport, 40 kilogramë marijuanë u gjetën në dy thasë me vakum najloni, të cilat përmbanin thasë më të vegjël me lëndë bimore.

Në 48 orët e fundit, pas një sinjali të Interpolit për llogari të Shërbimit Kundër Narkotikëve të Qipros, janë kryer kontrolle në banesa në Lamia, si në banesën e 26-vjeçares, ashtu edhe në atë të ish-bashkëshortit.

Hetimet janë kryer me diskrecion absolut dhe deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për gjetjet apo lidhjet e mundshme me një rrjet ndërkombëtar droge.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion