Gjendet e pajetë e moshuara në Pogradec/ Dyshohet se kishte humbur jetën prej tre ditësh (EMRI)
Lajmifundit
/
19 November 2026, 21:33
Aktualitet

Pogradec : Gjendet e pajetë 80 vjeçarja në lagjen nr 1 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 80 vjeçarja Zhuljeta Ruvina mund të kishte ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë.
Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë e pas hapjes së derës u konstatua e pajetë. 80 vjeçarja jetonte e vetme pasi fëmijët i kishte jashtë shtetit. Policia po kryen veprimet për rastin.


