Në kërkim për drogë, FNSH i rrethon banesën 46-vjeçarit, i gjenden armë, municion luftarak dhe dylbi

Aktualitet

Në kërkim për drogë, FNSH i rrethon banesën

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë finalizuan operacionin e koduar “Double”.

Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Nik Lami, 46 vjeç, banues në fshatin Xhan.

Nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion