Ndodh në Lushnjë! Gruaja dhunon bashkëshortin, e godet me tullë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 1 person dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Një grua është proceduar në gjendje të lirë pasi ka goditur me tullë bashkëshortin e saj.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


