Ndryshimi drastik i Gilmando Danit pas daljes nga burgu

Aktualitet

Ndryshimi drastik i Gilmando Danit pas daljes nga burgu

Gilmando Dani 47 vjeç, ka mbetur i vdekur pasditen e së martës në një atentat mafioz. Një ndër njerëzit e cilësuar si eksponentët më të lartë të krimit në kryeqytetin e Shqipërisë, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit - grupi që deri një dekadë më parë ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të Tiranës - u ekzekutua sapo shkeli tokën shqiptare.

Kur të gjithë e dinin në burg ose e kishin harruar emrin e tij, për shkak se Gilmando Dani kishte zgjedhur të mbante një profil gati inekzistent, vrasës profesionistë e pritën në Rinas dhe e ekzekutuan në një prej zonave që duhet të konsiderohej më e sigurta në Shqipëri.

Pas daljes nga burg në tetor 2024 dhe shlyerjes së dënimit 12 vjeçar për shantazh e gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, Gilmando Dani kishte pësuar një ndryshim drastik në pamje.

Djali i gjatë dhe i imët që mediat e kishin fiksuar disa herë në gjyqin e grupit Shullazi krah Emiljanos, nuk njihej.

Dukshëm më i shëndetshëm dhe më flokët e rënë, 47 vjeçari kishte marrë drejtimin e grupit dhe paralelisht po përpiqej të ndërtonte një jetë të re.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion