Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit! Më 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Tiranë-Rinas

Aktualitet

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit! Më 13 dhe 14 janar

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtiminTiranë → Rinas.Për të shmangur problemet në qarkullim punimet janë parashikuar të kryhen gjatë natës duke nisur në orën 20:00 dhe përfundojnë në 6 të mëngjesit.

Punimet parashikohet të zgjasin dy ditë përkatësish në 13 dhe 14 janar.Qarkullimi I mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet perms rrugëve alternative:

Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
Rruga dytësore
Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion