“Urdhrin e dha Gëzim Ndoka”! U dhunua në lokal, Nikolin Marku: Vëllai i ish-deputetit të PS më kërcënoi në spital

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.
Në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.
Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.
Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar.
Nikolin Marku akuzon vëllain e ish deputetit të PS-së Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë.
Kanë qenë 5 persona që janë futur në lokal të maskuar.
Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.
Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.


