"Humbi jetën teksa punonte"/ 54-vjeçari në Durrës u gjet i vdekur në kanal, kushëriri: Hapëm kamerat dhe pamë...

Aktualitet

"Humbi jetën teksa punonte"/ 54-vjeçari në

Astrit Hysenaj është 54-vjeçari i cili humbi jetën si pasojë e motit të keq. Ai ishte viktima e parë e shënuar nga përmbytjet, ku u gjet të enjtjen në një kanal kullues në Durrës. Astrit Hysenaj, punonjës i pastrimit në bashkinë e Durrësit, humbi lidhjet me familjaret të martën dhe dy ditë më vonë u gjet i pajetë, në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave.

Osman Hysenaj, kushëriri i viktimës deklaroi se ai ka vdekur në krye të detyrës si pasojë e motit të keq.

“Në mëngjes është nisur për në punë. Moti ishte i keq dhe bashkëshortja dhe nëna e tij i thanë mos shko por ai nuk i dëgjoi. Pasi kaloi ora, ai nuk u kthye. Nisëm kërkimet. Hapëm kamerat dhe e pamë po punonte në një kanal duke e pastruar. Policia na tha se duhet të kalonin 24 orë që të nisnin kërkimet. Pasi nisën, gjetën fillimisht uniformën e tij afër kanalit dhe lindën dyshime se mund të ishte kufoma aty.

Pasi hynë polumbarët gjetën trupin brenda. Tani presim të dalë rezultati i autopsisë që të zbardhet se si ka ndodhur ngjarja. Ai vdiq teksa punonte. Ishte i vetmi që mbante familjen, ka 3 fëmijë, bashkëshorten e ka pa punë. E vetmja e ardhur që u ngelet tani është pensioni i nënës. Sa i përket pretendimeve të bashkisë e nuk ishte në punë kur ndërroi jetë. janë të pavërteta, ishte në krye të detyrës, u kërkoj të mos bëjë deklarata të pabazuara. Nga bashkia nuk na ka ardhur askush.”- tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion