Ndaloi makinën në Sheshin Skënderbej si nëpër filma, flet heroi: Zoti më dërgoi aty

Aktualitet

Ndaloi makinën në Sheshin Skënderbej si nëpër filma,

Heroi i sheshit "Skënderbej" Klodian Elqeni i ftuar në studion e Why Not, në RTV Ora tha se nuk ishte rastësi që ndodhej atë ditë në shesh, por mendon që e ka dërguar Zoti.

Në 25 prill, Arben Mema  hyri me makinë në sheshin "Skënderbej" duke bërë veprime të pakontrolluara dhe duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.

Klodian Elqeni me aktin e tij heroik bëri të mundur neutralizimin e tij dhe nuk pati asnjë person të lënduar.

 Elqeni u shpreh se është një person që nuk i duron dot padrejtësitë.

"Unë isha me mendimin që ai është me armë, sepse polici po bërtiste kujdes se është i armatosur, askush mos afrohet, por rezultoi që ai nuk kishte armë.

Ishte rastësi që ndodhesha aty, e pashë që po vinte nga larg edhe ishte një çmenduri e vërtetë, nuk e di si ta përshkruaj tani. Dua të them që unë gjithmonë kam thënë që ishte rastësi, por nuk mund ta quaj rastësi, sepse mendoj qe aty më dërgoi Zoti," tha ai.

ME TE LEXUARAT