Gjyqtari humb jetën nga Covid-i, mesazhi prekës: Sëmundja e mallkuar e sfiliti dhe e mori

Aktualitet

Gjyqtari humb jetën nga Covid-i, mesazhi prekës: Sëmundja e

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër emri të njohur. Gjyqtari Durim Kadiu pas disa javësh i shtruar në spital e humbi luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë. Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi që njofton lajmin e trishtë e cilëson të pabesueshme ikjen parakohe të mikut të tij.

“Për njeriun e mirë Durim Kadiu. E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor.

Gjyqtari humb jetën nga Covid-i, mesazhi prekës: Sëmundja e

Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar.

Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim” mbyllet mesazhi prekës.

Bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri ishte; 1535 testime, 748 të shëruar, 53 raste të reja dhe 1 humbje jete. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion