Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët: Po nuk u pamë…

Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët: Po

Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për masën për detyrim paraqitje që GJKKO ka caktuar ndaj saj, si e akuzuar për dosjen “Meta”. Ish-bashkëshortja e Ilir Metës akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërsa Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim. Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

Monika Kryemadhi, pak para minutash ka lënë edhe ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo iu drejtua me batuta gazetarëve kur i pyeti; “Po ju edhe sot rrini këtu”?, duke iu referuar ditës së pushimit për shkak të festave të nëntorit. Teksa dilte ajo shtoi më tej: “Mirupafshim, po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion