Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri

Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar për një situatë shqetësuese me zjarret në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 20 vatra zjarri, prej të cilave 3 mbeten ende aktive, ndërsa një tjetër po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.


Vatrat janë përhapur në shumë zona, përfshirë Dibrën, Bulqizën, Mallakastrën, Fierin, Kavajën, Vorën, Vau i Dejësin, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Hasin, Krujën, Vlorën, Selenicën, Gjirokastrën dhe Përmetin.


Në terren janë angazhuar:
• 346 efektivë zjarrfikës
• 29 mjete zjarrfikëse
• 130 ushtarë nga Forcat e Armatosura


Vatrat aktive ndodhen aktualisht:
• Bulqizë, zona “Mali i Peladhisë” (njësia Zerqan)
• Vau i Dejës, zona “Qafa e Laçit”, ku zjarri ka përfshirë rreth 5 hektarë me shkurre dhe lis
• Gjirokastër, zona “Grohot”, pranë vendgrumbullimit të mbeturinave


Ndërkohë, në “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri është shuar por vazhdohet të vëzhgohet për shkak të tymit të mbetur.


Bilanci i dëmeve:
• 150 hektarë të djegura me bimësi të ndryshme
• 1,000 rrënjë ullinj të shkatërruara
• Një banesë e dëmtuar nga flakët në lagjen “15 Tetori”, Fier
• Një autobus i përfshirë nga flakët në aksin Kardhiq–Delvinë, afër tunelit të Skërficës


Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në Kukës dhe Elbasan, ndërsa reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.


Rreziku nga zjarret
• Rrezik i lartë në: Lezhë, Fier, Berat, Gjirokastër
• Rrezik i moderuar në qarqet e tjera


Ministria apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke kërkuar që të shmanget ndezja e zjarreve në hapësira të hapura dhe të njoftohen menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast se konstatojnë vatra të reja. Sistemi i Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë.

ME TE LEXUARAT