Loredana dhe Don Xhon në një romancë? Komenti i reperit që trazoi rrjetin...

Showbiz

Loredana dhe Don Xhon në një romancë? Komenti i reperit që

Vetëm një koment ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në thashetheme. Don Xhoni, një nga emrat më të përfolur të estradës shqiptare, ka lënë një koment në njërën prej fotove të modeles Loredana Brati — dhe fansat nuk kanë humbur kohë për të ngritur pyetjen që po qarkullon kudo: “A po ndodh diçka mes tyre?”

Nuk është e qartë nëse mes dyshes ka nisur ndonjë shkëndijë apo nëse bëhet fjalë për një koment të pafajshëm. Por ajo që është e sigurt, është fakti që rrjeti ka vërejtur gjithçka dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që aludojnë për një flirt të ri dhe atyre që e shohin si thjesht një ndërveprim publik.

Loredana dhe Don Xhon në një romancë? Komenti i reperit që

“Plasën çokollatat”, është fraza që po përdoret më së shumti nga komentuesit, duke ironizuar mënyrën sesi një koment i vetëm është kthyer në një “shkëndijë” për thashetheme dhe supozime të reja në botën e showbiz-it.



Për momentin, as Don Xhoni dhe as Loredana Brati nuk kanë reaguar. Por siç ndodh gjithmonë, në rrjet… mjafton një koment që të nisin të gjitha.

ME TE LEXUARAT