Çmendet italiani, vret nënën e moshuar dhe fqinjen, si e gjeti policia në vendin e krimit

Bota

Çmendet italiani, vret nënën e moshuar dhe fqinjen, si e gjeti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin italian ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë për një vrasje të dyfishtë në periferi të Romës.

Dy gra, të moshës 65 dhe 76 vjeç u gjetën të vdekura në Trevignano Romano. Karabinierët e Compagnia di Bracciano ndaluan autorin e dyshuar në vendngjarje. Bëhet me dije se autori 34-vjeçar është djali i njërës prej dy grave, i papunë dhe me precendent penal. 35-vjeçari u transportua në spitalin Bracciano për trajtim të detyrueshëm mjekësor, ku po ruhet.

Lidhur me ngjarjen e rëndë autoritetet kanë nisur hetimet, për të rindërtuar dinamikën e vrasjes së dyfishtë. Ende nuk dihet motivi, ndërkohë që dy viktimat ishin fqinje me njëra-tjetrën. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion