Nëna e Elon Musk modele në moshën 73-vjeçare, del fotoja si dukej në adoleshencë

Showbiz

Nëna e Elon Musk modele në moshën 73-vjeçare, del fotoja

Maye Musk (73), një manekine kanadezo-amerikanojugore, është një nga modelet më të vjetra dhe në dekadën e tetë të jetës së saj ajo ngazëllen me dukjen e saj

Hapat e saj të parë të modelimit i bëri gjatë qëndrimit të saj në Johanesburg, dhe në 1969, madje mori pjesë në konkursin për Miss Afrika e Jugut.

Në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ajo jetoi në Kanada, Amerikë, ku, përveç karrierës së saj prej manekineje, ajo gjithashtu mori një diplomë master në dietologji dhe u bë dietologe.

Nëna e Elon Musk modele në moshën 73-vjeçare, del fotoja

Nëna e njërit prej njerëzve më të pasur në botë rikujtoi në Instagram se si dukej kur ishte 18 vjeçe.

“Si adoleshente në botën e modës, as në ëndrrat e mia të çmendura nuk mendoja se në të 70-at e mia do të pozoja për ballinat e revistave, kështu që kalova orë e orë të tëra duke studiuar për të fituar një titull profesional.”

Kjo përshkruhet në kapitullin e librit tim të quajtur “Sa më shumë të punosh, aq më shumë lumturia të ndjek”, i cili është botuar në më shumë se 70 vende, të cilat gjithashtu nuk i kam ëndërruar kurrë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e figurës.

Gjithmonë e veçantë dhe karizmatike, Maye zbuloi një herë në një intervistë se ajo vetë ishte befasuar nga vëllimi i punës në dekadën e tetë.

“Unë kurrë nuk kam punuar aq shumë sa tani”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion