Me shpejtësi 160 km/h në timon, gjendet trupi i pajetë i të riut që bëri aksident në Lushnjë-Rrogozhinë!

Aktualitet

Me shpejtësi 160 km/h në timon, gjendet trupi i pajetë i të

Gjendet trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut rreth 22-vjeç i cili mbrëmjen e djeshme me një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”.

Është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të shkatërruar nga përplasja e fortë.

I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.

Në një video të siguruar, mbrëmjen e djeshme, shihet nëna e të riut, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion