Shpërthim tritol në Razmë, kreu i rithemelimit Fredi Sterkaj: Nuk është në biznesin tim

Nje shperthim i forte tritoli ka ndodhur diten e sotme ne zonen e Razmes ne Shkoder.
Policia e Malësisë së Madhe informon se: "Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve".
Kryetari i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, Fredi Stërkaj, ka reaguar për mediat pas lajmit se në biznesin e tij ishte vendosur lëndë plasëse.

Stërkaj tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, port e parking në qendër të fshatit.
“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur teë biznesi im, port e parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët.
Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.


